SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar përsa i përket urdhër-arresteve të lëshuara në lidhje me hetimin për kontratën e koncensionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Mes të akuzuarve janë edhe Lefter Koka, Alqi Bllako që vijojnë të jenë në burg edhe për inceneratorët e tjerë, e ndërsa është prerë urdhër arresti edhe për Klodian Zoton dhe Mirel Mertiri.
Këta të fundit vijojnë të jenë në kërkim, e ndërsa ndaj tyre rëndon akuza për “mashtrim me pasoja të rënda, korrupsion aktiv dhe pastrim parash”.
Lefter Koka- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Alqi Bllako-Korrupsion Pasiv
Pëllumb Abeshi- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Erjon Murataj- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Taulant Tushe- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Namik Simixhiu- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Etleva Kondi- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Jetmir Llapaj- Shpërdorim detyre në bashkëpunim
Klodian Zoto- Mashtrim me pasoja të rënda, korrupsion aktiv dhe pastrim parash
Mirel Mertiri- Mashtrim me pasoja të rënda në bashkpunim dhe Pastrim parash
Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Silena Tola, Sidida Kopliku arrest në shtëpi, akuza shpërdorim detyre në bashkëpunim
Një ditë më parë, SPAK lëshoi 15 udhër-arreste në vazhdim të hetimit të nisur që në 2020 për Inceneratorin e Tiranës. Në total janë ekzekutuar 7 masa ‘arrest me burg’, 5 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 janë në kërkim.