Sport Incidentet në Tirana-Partizani, mblidhet Komisioni i Disiplinës

Incidentet në Tirana-Partizani, mblidhet Komisioni i Disiplinës

Pas pak mblidhet komisioni i disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mes të tjerave do të vendoset se çfarë do të ndodhë me tifozerinë e Tiranës, për ngjarjet e ndodhura me derbin e fundjavës së shkuar.

Duke qenë se sot zhvillohen ndeshjet e kthimit të javës së parë të Kupës së Shqipërisë, komisioni mblidhet tani në mëngjes për të dhënë një vendim.

Mes vendimeve të pritura për këtë ndeshje është zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë për skuadrën e Tiranës.

Megjithatë një ndryshim nga rastet e tjera duke parë distancimin e klubit bardheblu nga incidentet, mund të ketë një dënim selektiv dhe jo më kolektiv për tifozerinë e Tiranës, duke mbyllur kështu sektoret e grupimeve të tifozerisë që shkaktuan problemet.