Një incident ka shoqëruar që në nisje protestën e opozitës.
Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, një person i paidentifikuar ka goditur me grusht kreun e PD-së Sali Berisha.
Ky person është neutralizuar menjëherë nga truprojat. Ndërsa kreu i opozitës Berisha ka mbetur i dëmtuar në fytyrë.