Në konferencën me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ishte edhe ministri i Brendshëm që dha detaje në lidhje me rastet e shtetasve të huaj që janë kapur në uzinat e armëve në Gramsh e Poliçan.
Bledi Çuçi u shpreh se po hetohet qëllimi i vizitës së tyre, duke theksuar se pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një objekt të klasifikuar, mënyra e sjellje së tyre dhe sendet që kanë pasur me vete lë vend për hetim.
“Në lidhje me hetimin dua të them si ministër i Brendshëm. Për rastin e Gramshit ka një hetim që ka nisur. Kemi akuzën nga Prokuroria e Elbasanit. Është një ngjarje që e po e hetojmë me faktet dhe rrethanat që ekzistojnë për këtë ngjarje. Pavarësisht se është objekt i deklasifikuar, për nga rrethana si kanë tentuar të hyjnë. Agresioni që kanë ushtruar ndaj personave në detyrë ata janë marrë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit. Hetimi do të bëhet i plotë.
Falenderoj edhe partnerët që bashkëpunojmë për krimin e organizuar që janë përgjigjur për të sqaruar në detaje këtë histori. Çdo të dhënë tjetër duhet t’ia lëmë hetimit. Pa diskutim gjatë ditëve në vijim për element të rinj që do të dalin në lidhje me përfundimin e hetimeve do komunikojmë me publikun për të dhënë panoramën për situatën. Ka sot në botë shumë turistë aventurierë që e kanë si qëllim këtë lloj turizmi për të fotografuar objekte me karakter të veçantë. Edhe këto uzina që kanë qenë pjesë e një industrie që i ka takuar lufta.
Prandaj do hetojmë deri në fund për të sqaruar pozicionin e gjithkujt në këtë ngjarje. Deri tani nuk ka vend për spekulime në lidhje me këtë gjë. Edhe për ngjarje të tjera të ngjashme kemi qenë në të njëjtin pozicion. Besoj se e kemi në kontroll çdo gjë. Pavarësisht se objekti është i deklasifikuar po hetojmë qëllimin e tyre që kanë hyrë pa leje dhe jashtë rregullave duke ushtruar dhunë ndaj personave që kanë detyrë ta ruajnë”, tha ai.