Kosova i ka paraqitur një notë proteste Maqedonisë së Veriut në lidhje me incidentin diplomatik të ndodhur disa ditë më parë në Aeroportin e Shkupit, ku i kërkonte t’i nënshtrohej kontrollit dhe dorëzimi i telefonit nga shërbimet e sigurisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë mbrëmë menjëherë pas incidentit dhe po ashtu edhe sot, duke kërkuar sqarime në lidhje me rastin.
Gjithashtu, Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai dhe ka pasur një telefonatë me homologun, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm.
Ndërsa Presidenca e Kosovës në një reagim të sajin e ka cilësuar të papranueshme reagimin Ministrisë së Brendshme maqedonase se ndaj Osmanit nuk vlente Konventa Ndërkombëtare e Vjenës, për imunitetin diplomatik.