Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se numri i transmetimeve të virusit në Gjermani duhet të zvogëlohet në javët e ardhshme, sepse ekziston rreziku i varianteve të reja, që mund të jenë rezistente ndaj vaksinave.
Merkel njoftoi se duhet të vendoset një shtetrrethim natën në të gjitha pjesët e Gjermanisë me një numër të lartë të rasteve të reja COVID.
“Ne kemi hyrë në fazën më të rrezikshme të pandemisë. Në javët e ardhshme, do të sqarohet nëse mund ta mbajmë pandeminë nën kontroll”, tha Merkel, raporton Reuters.
Shefja e kabinetit të kancelares gjerman, Helga Braun, konfirmoi për mediat gjermane se vendi po hyn në fazën më të rrezikshme të pandemisë.
“Nëse përsëri kemi një rritje të shpejtë të numrit të të infektuarve, ekziston një rrezik i madh që virusi të shndërrohet dhe të bëhet rezistent ndaj vaksinave. Atëherë do të na duhet një vaksinë e re dhe vaksinimi do të duhet t’ia nisim nga fillimi”, paralajmëroi Brown.