Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë disa foto në Facebook, nga dita e parë e punës në Spitalin Civil të Breshias të ekipit të infermierëve të sistemit tonë shëndetësor, që po japin kontributin e tyre në luftën ndaj COVID-19. 20 infermierë u dërguan nga qeveria shqiptare në mision ndihme në Itali.
“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga #COVID-19! Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias. Forca”, shkruan Manastriliu në faqen e saj në Facebook.
30 mjekë dhe infermierë të sistemit tonë shëndetësor po japin kontributin e tyre në Itali, të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha në betejën me COVID-19.