Një punonjës policie është prangosur nga Shërbimi i Kontrollit të Çështjeve të Brendshme në Ministri, pasi dyshohet se informonte kultivuesit dhe trafikantët e drogës për operacionet policore.
N/Komisar, Shpëtim Kripa 32 vjeç, me detyrë specialist për hetimin e krimeve në komisariatin e Delvinës, akuzohet për shpërdorim detyre.
Mësohet Kripa ishte prej kohësh në përgjim dhe në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës.
Efektivi i policisë dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të policisë të përfshirë në këtë aktivitet.
SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.