Policët në të gjithë Australinë i janë bashkuar një aksioni të quajtur “3046 push-ups”, i cili po kryhet për të inkurajuar aktivitetin fizik në funksion të shëndetit mendor.
Numri 3,046 është numri i vetëvrasjeve që u regjistruan në Australi vetëm vitin e kaluar.
Ata vendosën ta luftojnë këtë me veprime të ndryshme, përfshirë këtë sfidë shtytëse, duke dashur të rrisin vetëdijen për shëndetin mendor.
Në këtë aksion u bashkuan edhe oficerët e policisë nga Stacioni Policor Kalgoorlie, si dhe qeni i tyre Whisky.
Videoja shpejt u bë virale.