Ekonomi INSTAT: Një e treta e popullsisë shqiptare rrezikohet nga varfëria

INSTAT: Një e treta e popullsisë shqiptare rrezikohet nga varfëria

Afërsisht një e treta e popullsisë shqiptare ndodhet në rrezik për të hyrë në kufijtë e varfërisë. Instituti i Statistikave Shqiptare ka realizuar për herë të parë anketën për matjen e nivelit të jetesës në vendin tonë, ku vërehet se në bazë të studimit, gjendja e varfërisë është përmirësuar në fund të vitit 2018, po të krahasohet me një vit më parë.

Megjithatë në listën e vendeve europiane, Shqipëria është renditet ndër të fundit sa i përket këtij rreziku, ku në kontinentin europian lë pas vetëm Serbinë dhe Rumaninë.

Janë 671 mijë persona të cilët jetojnë me të ardhura të cilat rrezikojnë t’i futen në kufirin e varfërisë. Por INSTAT shprehet se gjatë vitit të fundit 10 mijë njerëz kanë dalë nga ky rrezik duke përmirësuar nivelin e jetesës.

Sa i përket këtij aspekti, të ardhurat mesatare për frymë në vendin tonë gjatë vitit që shkoi arritën në 26 mijë e 100 lekë, duke pësuar një rritje me 1 mijë e 500 lekë nga viti 2017.

Dy grupet që rrezikohen më shumë për t’u prekur nga varfëria janë familjet me shumë fëmijë dhe pensionistët.