Aktualitet “Institucionet e papërgjegjshme vrasin”/ Vrasja e 14-vjeçarit, sërish protestë në Tiranë

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin”/ Vrasja e 14-vjeçarit, sërish protestë në Tiranë

Ditën e sotme po mbahet protesta e katërt e prindërve të fëmijëve dhe shoqërisë civile, pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Protesta ka nisur në formë marshimi nga shkolla Fan Noli, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, e deri te Ministria e Arsimit.

Prindërit e nxënësve kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me sigurinë në shkolla, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, rritjen e buxhetit për arsimin, kufizimin mbi rrjetet sociale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Institucionet e papërgjegjshme vrasin” është pankarta kryesore me të cilën po marshojnë protestuesit.

Sipas prindërve, shkollat nuk garantojnë as sigurinë fizike të fëmijëve, ndërkohë që distancohen çdo tentativë për të politizuar protestën.

Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë dhe plagosja e shokut të tij, Luis Meçe, nga një bashkëmoshatar i tyre, ka tronditur opinionin publik në vend.

Kryeministri Edi Rama pas ngjarjes së rëndë, paralajmëroi mbylljen e rrjetit social Tik Tok, me pretendimin se promovon dhunë te të rinjtë.