Bota Instituti amerikan Stratfor: Çfarë pritet të ndodhë në Lindjen e Mesme në...

Instituti amerikan Stratfor: Çfarë pritet të ndodhë në Lindjen e Mesme në vitin 2019

Në faqen e saj, Instituti amerikan Stratfor ka publikuar parashikimet e ngjarjeve gjeopolitike në botë për 2019.

Irani

Stratfor parashikon që përpjekjet e administratës së Trump për të detyruar Iranin me sanksione që të ulet në tryezën e negociatave, nuk do të japë fryte. Është parashikuar që regjimi iranian të përpiqet për t’u hakmarrë në mënyrë të tërthortë, duke ngacmuar anijet e aleatëve amerikanë në Gji. Ajo do kryejë një provë me raketa balistike, ose, nëse është e nevojshme, do të vazhdojë të zhvillojë programin e saj bërthamor. Teherani do të jetë gjithaashtu gati për një luftë sekrete elektronike, ose nisjen e marionetave të saj në rajon kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik.

Arabia Saudite

Arabia Saudite do të jetë gjatë vitit të ardhshëm për t’u marrë me shqetësimet në rritje në lidhje me sjelljen e princit trashëgimtar në fron. Ai pritet të jetë në një monitorim në lidhje me sjellejn e tij politike, sidomos pas ngjarjes së bujshme me vrasjen mizore të gazetarit Jamal Khashoggi. Disa aleatë sauditë pretendohet se do të ulin mbështetjen e tyre ushtarake ndaj Mbretërisë.

Riadi do të vazhdojë të zbatojë reformat ekonomike të Vizionit 2030. Masat shtrënguese pritet të reduktohen për shkak të ndryshimeve pozitive ekonomike dhe rritjes së çmimeve të naftës. Megjithatë, Arabia Saudite do të duhet të mbështetet në rezervat e saj në të holla për të lehtësuar pakënaqësitë e mundshme popullore, të cilat mund të vijnë nga të ardhurat e ulëta, paaftësia për të blerë apartamente dhe, në përgjithësi, nga një reduktim në standardet e jetesës.

Siria

Stratfor beson se Siria ka hyrë në fazën e fundit të luftës. Rusia do të kërkojë të ruajë atë që ka arritur deri më tani dhe do të përdorë Sirinë për të vazhduar zgjerimin e ndikimit të saj në rajon. Nëse po, nuk do të duan të përballen me SHBA, Turqinë apo Izraelin.

Nga ana tjetër, Irani do të kërkojë të rrisë mbështetjen e Asadit, veçanërisht kundër Uashingtonit dhe Ankarasë. Irani do të vazhdojë të forcojë praninë e saj ushtarake në Siri, si një mjet për të lehtësuar përhapjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj Hezbollahut në Liban. Izraeli do të vazhdojë të rrezikojë planet iraniane, me shqetësim të madh se kjo nuk do të çojë në konflikt me forcat ruse në Siri.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kundërshtojnë mbijetesën e regjimit të Asadit, por secili prej të dy vendeve do të vazhdojë të punojë për të arritur axhendën respektive, e cila është e ndryshme.

Turqia

Sfida më e madhe për Turqinë, thotë Stratfor, në vitin e ardhshëm do të jetë forcimi i ekonomisë, pas normave të larta të inflacionit. Është e mundur që Erdogan do të pranojë për të paguar faturën për borxhin që përbën një të katërtën e PBB-turke, në të njëjtën kohë duke shmangur një krizë të lirës.

Pritet që marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë të mbeten të tensionuara pas afrimit të Ankarasë me Moskën, e cila shkon paralel me zemërimin turk nga mbështetja që SHBA jep për militantët kurdë në Siri, të cilët nga Ankaraja konsiderohen terroristët dhe një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Përveç përpjekjeve për të arritur stabilitetin ekonomik, Turqia do të vazhdojë të punojë në arritjen e objektivave të tjera në rajon, ku më kryesori është shtypja e militantëve kurdë në verilindje të Sirisë. Ajo gjithashtu do të vazhdojë sulmet ajrore kundër bazave të PKK në Irak.

Stratfor është një kompani amerikane që ofron analiza dhe raporte, parashikimet dhe informacion gjeopolitik për konflikte të ndryshne dhe në çështjet e sigurisë. Kompania u themelua në vitin 1996 nga politologu dhe ekspert i sigurisë, Georg Friedman.