Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Hungari. Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë bën me dije se në Hungari ndodhet me ftesë të kyeministrit Viktor Orban.
Por do të diskutohet për ekonominë, shëndetësinë dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
Më tej Rama shkruan se Hungaria ka qenë historikisht një mbështetësisë e palëkundur e integrimit të Shqipërisë.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur“, shkruan Rama.