Politika Integrimi, Rama: Nëse vetoja bullgare vijon, mund të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia...

Integrimi, Rama: Nëse vetoja bullgare vijon, mund të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut

Për çështjen e integrimit, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria vijon ende të qëndrojë në vend për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kreu i qeverisë deklaroi se nëse vijon vetoja dhe pas presidencës franceze, atëherë do të kërkohet dhe opinioni i qytetarëve për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për sa i përket këtij procesi.

“Sa i përket çështjes së integrimit, jemi në një fazë absurde të bllokimit, kjo për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Dhe në këshillimin kombëtar kemi kërkuar një opinion nga qytetarët nëse do të mbështesnin një qasje të re që nëse dhe në fund të presidencës franceze Bullgaria të vijojë veton, të fillojmë hapur të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut. Është vendim me peshë për sa i përket qasjes strategjike”.