Bota Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodhë në Polin e Veriut...

Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodhë në Polin e Veriut për shkak të “agresivitetit” të Rusisë

Danimarka e cila mbikëqyr sigurinë rreth Grenlandës, ka ngritur alarmin për shtimin e rrezikut drejt një konfrontimit ushtarak në Arktik, e nxitur kjo nga sjellja kërcënuese agresive e Rusisë.

Një raport vjetor nga Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes tha se tensionet e sigurisë po përhapen në Arktik, me Rusinë që adoptoi një qasje më të rrezikshme dhe bashkëpunim minimal ndërkombëtar.

“Rusia i jep përparësi rajonit dhe do të demonstrojë forcë përmes sjelljes agresive dhe kërcënuese, e cila do të sjellë një rrezik më të madh të përshkallëzimit sesa është parë më parë në Arktik”, thuhet në raportin e i Inteligjencës daneze.

Analistët ndërkombëtarë besojnë se Rusia pritet që pa dëshirë t’i japë Kinës akses më të madh në Arktik. Kina, nga ana tjetër, ka të ngjarë të përdorë këtë akses për të forcuar rolin e saj në rajon dhe për të çuar përpara planet e saj për të krijuar një prani ushtarake, thuhet në raport.

Arktiku ka një rëndësi të konsiderueshme strategjike ushtarake si një zonë vendosjeje për nëndetëset e armatosura bërthamore, të cilat mund të fshihen nën akull dhe, në rast konflikti, të godasin pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Rusisë.

Rruga mbi Polin e Veriut është gjithashtu rruga më e shkurtër midis Amerikës së Veriut dhe Rusisë, duke e bërë të mundshme që raketa të tjera balistike të fluturojnë mbi Polin e Veriut drejt objektivave të tyre në një skenar të mundshëm lufte.

Grenlanda, gadishulli gjysmë autonom i Mbretërisë së Danimarkës, është shtëpia e bazës ajrore Pituffik, një komponent thelbësor i sistemit të hershëm të bazave të raketave balistike amerikane.