Bota Inteligjenca ushtarake britanike: Rusia po përballet me rezistencë të ashpër

Inteligjenca ushtarake britanike: Rusia po përballet me rezistencë të ashpër

Inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se ushtria ruse ka hasur vështirësi të shumta në përballjen e saj me ushtrinë ukrainase në të gjithë vendin.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thuhet se Rusia po përparon në Ukrainë “nga boshtet e shumta”, ndërsa ndeshet me “rezistencë të fortë” nga ushtria ukrainase.

Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson u zotua se “do të mbysë regjimin e mbrapshtë të tiranit Putin”.

Ai premtoi se do ta “shtrëngojë lakun” rreth regjimit të luftënxitësit, Vladimir Putin.

Kryeministri tha se “ndjenja e zemërimit dhe neverisë” mbi pushtimin e despotit të Ukrainës po përhapet shpejt.

Johnson premtoi se do të bejë gjithashtu edhe ligje emergjente që synojnë paratë e pista që mbahen në Britaninë e Madhe nga oligarkët rusë.

Ai do t’u japë agjencive të zbatimit të ligjit kompetenca të reja gjithëpërfshirëse për të hetuar çështjet e tyre komplekse financiare dhe për të sekuestruar pasuritë.