Tre shitje për të arkëtuar plot 160 milionë euro dhe për të rimodeluar sulmin.
Largimet përfundimtare të Lautaro Martinez i cili mund të blihet nga Barcelona për 85 milionë euro plus një futbollist, Mauro Icardit me PSG që është gati të paguajë 60 milionë euro plus 5 të tjera në formë bonusesh dhe Ivan Perisic për 10 milionë euro te Bayern Munich, do të sjellin në arkat e klubit zikaltër plot 160 milionë euro, para që Marotta dhe Ausilio mund t’i shpenzojnë për të rinovuar sulmin.
Timo Werner është lojtari ideal për të zëvendësuar Lautaron, me gjermanin që kushton 50 milionë euro, ndërkohë që Edinson Cavani mund të vijë me parametër zero, edhe pse duhet gjetur një akord për pagën e lartë që përfiton uruguaiani, i cili nuk dëshiron që te Interi të marrë më pak se 10 milionë euro në sezon.