Sport Inter, 50 milionë euro për merkaton e janarit

Inter, 50 milionë euro për merkaton e janarit

“Jorgani” në shtëpinë e Interit është shumë i shkurtër dhe, sipas të gjitha gjasave, Antonio Conte pret me padurim ndeshjen kundër Genoa, e fundit para pushimeve të Krishtlindjes, që do t’i lejojë atij të rikuperojë disa të lënduar dhe të shikojë me më shumë besim për të ardhmen. Është e pamundur, megjithatë, të mos mendosh për merkaton e janarit, si mundësia për të rregulluar diçka dhe për t’i dhënë hapësirë më të gjerë një grupi në vështirësi. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, shuma në dispozicion të Marotta dhe Ausilio do të jetë 50 milionë euro, pavarësisht nga shitja përfundimtare e Gabigol, të cilit, në fund të dhjetorit do t’i skadojë huazimi te Flamengo.

Steven Zhang u ka dhënë një mandat njerëzve të tij më të besueshëm që të mos hyjnë në operacione ekonomikisht të paqëndrueshme. Për këtë arsye, përparësi do t’u jepet huazimeve me të drejtë blerjeje përfundimtare në fillimin e sezonit të ardhshëm. Profili në “pole” është pa dyshim ai i Dejan Kulusevski, për të cilin tashmë ka pasur kontakte me Atalanta, klubi që posedon kartonin e lojtarit në fjalë. Bergamaskët e vlerësojnë atë jo më pak se 40 milionë euro. Interi e di mirë se sa e rëndësishme është që të paraprijë në kohë, sepse konkurrenca dhe çmimi i këtij operacioni mund të rritet edhe më tej në javët e ardhshme.