Sport Inter, gjithçka e lehtë me Beneventon

Inter, gjithçka e lehtë me Beneventon

Lajme të mira për Interin. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte mposhti Beneventon e ish-milanistit Filippo Inzaghi me rezultatin 4-0, në një ndeshje pas shumë histori, veçanërisht në pjesën e dytë.

Lajmi i dytë i mirë për Conten është ndeshja si titullar i danezit Eriksen, që mund të kthehet në një “blerje” të re për ekipin zikaltër. Jo vetëm mesfushori shumë i diskutuar luajti për 90 minuta, gjë që nuk i ndodhte prej kohësh, por la gjurmën e tij në disa nga realizimet.

Ishte një deviacion fatkeq i lojtarit të Beneventos Improta që kaloi Interin në avantazh në fillim të ndeshjes, pikërisht nga një goditje dënimi të Eriksen. Sulmet internistë nuk dhanë më rezultat në pjesën e parë, ku Benevento u duk ekip i organizuar.

Pjesa e dytë ishte ndryshe, me golin e Lautaro Martinez dhe dopietën e belgut Lukaku, në formë pas përballjes epike kundër Ibrahimovic, që i siguruan ekipit zikaltër kuotën e 44 pikëve, dy më pak se bashkëqytetarët e Milanit.