Nuk ka paqe për Interin që vjen nga 5 ndeshje pa fitore mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Pas tri humbjesh radhazi në Serie A, Inter frenohet edhe në Salerno.
Në transfertën ndaj Salernitanës, zikaltërit nuk arritën të merrni 3 pikë, duke barazuar 1-1.
Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, me një gol që në minutën e 6 të Gosens, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi nuk arriti të ruajë avantazhin. Kësaj radhe, ishte një gafë e portierit Onana në minutën e fundit të takimit, që lejoi vendasit të barazonin.
Candreva, ish-mesfushori i Interit, bëri një krosim në zonë dhe gardiani kamerunas i portës u gënjye nga trajektorja e topit, duke e lejuar të shkojë në rrjetë.
Me këtë hap fals të radhës, Inter rrezikon vendin e katërt, pasi Roma e vendit të pestë është vetëm një pikë pas, me një ndeshje më shumë për të luajtur.