Interit i ka mjaftuar një gol nga Martinez për të marrë 3 pikët nga transferta e vështirë e Parmës.
Zikaltrit vinin në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe një tjetër rezultat negativ do të ishte i papranueshëm për ta.
Por edhe ky takim po shkonte drejt barazimit, kur në minutën e 79 argjentinasi Lautaro Martínez realizoi golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa ishte futur vetëm dy minuta më herët në fushën e lojës.
Me këtë fitore, Interi e ngushton në 9 pikë diferencën me Napolin e vendit të dytë, pasi këta të fundit ngecën në një barazim pa gola në fushën e Fiorentinës.