U mbyll sot raundi i parë i ndeshjeve në grupe të sezonit të ri të Champions League.
Arsenali pas disa vitesh mungesë, mori një fitore komode në rikthimin në Ligën e Kampionëve. “Topçinjtë” mundën pastër në Angli 4-0 PSV. Arsenali shënoi tre herë në pjesën e parë me Saka, Trossard dhe Jesus dhe një herë me Odegard në pjesën e dytë.
Në supersfidën e kësaj mbrëmje, Bayern Munich fitoi ndaj Manchester United. Bavarezët fituan në fushën e tyre me rezultatin 4-3.
Surpriza e kësaj mbrëmje erdhi nga Spanja, ku Real Sociedad ndali në barazim 1-1 Interin. Zikaltrit rrezikuan edhe ta humbisnin ndeshjen, pasi golin e barazimit e gjetën vetëm në minutën e 87-të me Lautaron pas një ndeshje shumë të dobët. Për zikaltrit titullar luajti Asllani që nuk la gjurmë dhe u zëvendësua në pjesën e dytë.
Sevilla me Lensin u ndanë në barazim 1-1. Napoli doli me fitore 2-1 nga transferta e Bragës.
Benfica u mposht në shtëpi nga Salzburgu 2-0.