Biletat e “San Siro” tashmë janë shitur, në funksion të derbit të së shtunës, që shënon rinisjen e kampionatit Italian, pas pushimit. Në pak orë, shpjegon “Gazzetta dello Sport”, pothuajse 38.000 biletat në dispozicion u shitën.
Kërkesat ishin tepër të larta, duke marrë parasysh kufizimet prej pandemisë. Pra, do të mbushet vetëm 50% i kapacitetit të stadiumit të Milanos. Biletat e ndeshjes mes Interit dhe Milanit do të prodhojnë të ardhura totale prej rreth 3 milionë eurosh.
Merkatoja e Milanit – Supozohej të ishte një merkato e vërtetë riparimesh për kuqezinjtë këtë janar, por nuk ndodhi kështu. Një mbrojtës ishte i nevojshëm pas dëmtimit të Simon Kjaer. Do të ishte më mirë të blihej edhe një lojtar për repartin sulmues, duke i ofruar trajnerit Pioli më shumë alternativa në rast mungesash të paparashikueshme.
Në seksionin e nënshkrimeve të kuqezinjve të merkatos dimërore, në fakt ekziston vetëm emri i Marco Lazetic, një sulmues 18-vjeçar, ardhur nga akademia e Crvena Zvezda. Serbi, 192 cm i gjatë, ka pritshmëri të mëdha, por është shumë i ri për ta konsideruar veten një përforcim të vërtetë për të tashmen e ekipit të parë kuqezi.