Interi feston ecurinë e dobët të kundërshtareve të saj në kampionat duke i dhuruar një show të vërtetë spektatorëve në San Siro të Milanos.
Kampionët e Italisë fituan 4-0 ndaj një Cagliari në krizë të thellë.
Ndeshja filloi në sulm nga minutat e para, me raste të njëpasnjëshme që u konkretizuan nga Lautaro Martinez në minutën 29, pas një asist të Calhanoglu. Interi mund të kalonte në avantazh të dyfishtë në përfundim të pjesës së parë, por argjentinasi u “hipnotizua” nga Cragno duke gabuar penalltinë e dhënë pas një faulli ndaj Dumfies, në një natë pozitive.
Pjesa e dytë tregon edhe më shumë diferencat, dhe ndeshja përfundon në minutën 50 me golin tejet të bukur të Sanchez. Cragno fillon e pret gjithçka të mundur, por jo të pamundurën e përfaqësuar nga predha e turkut Calhanoglu në të 66-ën.
Ndeshja mbyllet nga goli i dytë i Martinez, pas një asist të Barella në formë fantastike. Zikaltrit kanë tashmë 40 pikë, një më shumë se Milani që barazoi dje me Udinezen dhe tre nga Napoli, që me humbjen e sotme në shtëpi, 0-1 kundër Empolit të Nedim Bajramit, zbret me këmbë në tokë, e kapërcyer edhe nga Atalanta që mundi Veronën dhe ngjitet në vend të tretë, por me ambicie edhe më të mëdha, për ekipin e Berat Gjimshitit.
Ndërkohë, Strakosha titullar nuk pengoi dot fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Lazios, ku hyjnë në fushë Hysaj si titullar dhe Muriqi, që bëri performancën e tij më të mirë por pa ndikuar në rezultat.