Robin Gosens është lojtar i Interit. Anësori gjerman ishte sot në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të mbyllur kalimin te zikaltrit. Ish-lojtari i Atalantës ka kryer analizat dhe pastaj ka shkuar në selinë e Interit për të firmosur kontratën deri në vitin 2026.
Atalanta do të fitojë 22 milion euro dhe tre milionë bonus. Gosens kalon tek Interi në huazim me të drejtë blerjeje pas 18 muajsh. Lojtari i datëlindjes 1994 është përforcimi i parë në merkaton e janarit dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Inzagi vetëm në fund të shkurtit, pasi duhet të rikuperohet nga një dëmtim muskulor.
Gosens nuk luan prej 29 shtatorit, kur kundër Jang Bojs pësoi një tërheqje të gradës së tretë në kofshën e djathtë.