Interi i Conte-s ka arritur të marrë 3 pikë të arta në një transfertë të vështirë, duke fituar 1-3 në Napoli.
Fitorja e fundit e Interit në Napoli është regjistruar në tetor të vitiy 1997.
Lukaku ishte vendimtar në këtë takim, duke arritur të shënojë dy gola mjaft të bukur, ndërsa realizoi edhe sulmuesi tjetër i zikaltërve, Martinez.
Napoli i Gattuso zhvilloi një ndeshje të mirë, por gabuan para portës, ndërsa në disa raste u ndalën edhe nga Handanovic. Goli i vetëm për ta u shënua nga Milik në fundin e pjesës së parë.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 45 pikëve, duke ndarë vendin e parë me Juventusin, ndërsa Napoli vijon rënien, duke përfunduar në vendin e 8 me 24 pikë.