Sport Interi i varur nga Dzeko, 7 gola në 9 ndeshje. Është siguria...

Interi i varur nga Dzeko, 7 gola në 9 ndeshje. Është siguria e sulmit zikaltër

Edhe një herë emri i tij ka përfunduar në tabelën e golashënuesve. Me numra në këmbë, boshnjaku po kthehet në një refren të përsëritur tek Interi. Kështu është Edin Dzeko, që vuri firmën edhe në “Derby d’Italia” kundër Juventusit, duke shënuar golin e përkohshëm e 1-0, i cili më pas ishte i pamjaftueshëm që Interi të merrte në shtëpi të tria pikët.

Një gol si oportunist i vërtetë, si “grabitqar” në zonën e penalltisë. Për boshnjakun ky është goli i shtatë në nëntë ndeshje të Serie A. Vitin e kaluar, te Romë, ai shënoi po aq në një kampionat të tërë, si të thuash.

Vendimtar në Serie A dhe Ligën e Kampionëve. Nëse Interi ka ende një histori për të shkruar përtej kufijve italianë, një pjesë e madhe e meritave i takon sulmuesit me fanellën numër 9, me mjaft ndikim në triumfin ndaj Sheriff Tiraspol.

Në bilanc, deri më sot, ai është siguria e vërtetë e repartit të avancuar të Interit. Lautaro Martinez, i cili gjithsesi “udhëton” me mesatare të rëndësishme finalizimi. Megjithatë, nuk ka arritur ende performancën e shokut të tij të skuadrës, ndërsa për Correa dhe Alexis Sanchez situata është edhe më e ngatërruar. Argjentinasi pas dopietës ndaj Veronës praktikisht nuk është parë më, gjithashtu dhe mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve. E njëjta gjë vlen edhe për kilianin.

Në një panoramë të tillë, pesha specifike e sulmuesit nga Sarajeva bëhet edhe më e dukshme. Që nga fillimi i shtatorit, vetëm Salah (8) dhe Benzema (7) kanë shënuar më shumë se ai në kampionatet kryesore. E nëse krahasojmë ecurinë me dy muajt e parë të Lukakut me ngjyrat zikaltërve, del se belgu në këtë moment të sezonit kishte luajtur të njëjtat ndeshje, por kishte shënuar një gol më pak se Dzeko.