Manchester City dhe Inter ishte supersfida e kësaj mbrëmjeje në Champions League, por që u mbyll në barazim pa gola.
Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, pavarësisht se rastet nuk munguan në të dyja portat.
Ndërkohë, Borussia Dortmund bindi përballë Club Brugge në transfertë. Nënkampionët e Europës fituan me rezultatin 3-0.
Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Bynoe-Gittens (2) dhe një nga Guirassy me penallti.
Paris Saint-Germain shmangu barazimin ndaj Gironas në minutat e fundit. Nuno Mendes shënoi golin e fitores për parizienët falë edhe një gafe të portierit të spanjollëve.
Në ndeshjen e fundit, Celtic shkatërroi 5-1 Slovan Bratislavën.