Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024.
Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë matematikisht kreun e paarritshëm të renditjes falë triumfit në derbin e kryeqytetit përballë Milan.
Edhe njëherë, kjo ndeshje e jashtëzakonshme u vesh zikaltër, me fitoren e djemve të Inzaghit me rezultatin 1-2.
Ishte Acerbi ai që shënoi i pari për Interin në minutën e 18 të takimit. Zikaltërit kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u treguan të pasaktë.
Me fillimin pjesës së dytë vjen dhe goli i Thuram, teksa për Milanin e shkurtoi rezultatin Tomorri.
Në minutën e fundit të takimit pati dhe një konfrontim mes lojtarëve, teksa arbitri vendosi të dërgojë më herët në dhomat e zhveshjes Dumfries dhe Theo Hernandez e më pas Calabrian.
Me këtë sezon të jashtëzakonshëm Interi shënon 20 kampionate në historinë e Serie A, duke vendosur dhe yllin e dytë në fanellë.