Sport Interi lë pas Superkupën dhe rikthehet te fitorja, Asllani protagonist te goli...

Interi lë pas Superkupën dhe rikthehet te fitorja, Asllani protagonist te goli i vetëm

Interi ka hedhur pas krahëve humbjen ndaj Milanit në finalen e Superkupës së Italisë. Zikatërit u rikthyen te fitorja, pasi mposhtën minimalisht Venezia-n në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serinë A.

Protagonist në këtë sukses ishte edhe Kristjan Asllani, i cili e nisi ndeshjen si titullar. Mesfushori shqiptar, nisi aksionin e golit të vetëm në minutën e 16-të.

Asllani dha një pasim të gjatë dhe të saktë për Lautaro Martinez, me sulmuesin argjentinas që gjuajti direkt, por u ndal nga portieri kundërshtar. Në vazhdim të aksionit, Darmian përfitoi nga topi i kthyer dhe e ndali në fundin e rrjetës.

Në fund ky gol rezultoi vendimtar, pasi i dha fitoren Interit. Skuadra e Inzaghit mban vendin e dytë në renditje me 43 pikë, 1 më pak se Napoli kryesues, por kampionët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.