Interi shkon në finalen e Kupës së Italisë që do të luhet në 24 maj në stadiumin “Olimpico” të Romës sipas të gjitha gjasave, kundër Fiorentinës.
Në Milano ndeshja foli kryesisht për zikaltërit e Simone Inzaghit që e kontrolluan dhe e fituan minimalisht me golin e Dimarcos pas asistit të Barrella-s në pjesën e parë. Zikaltërit treguan karakter për të siguruar fitoren e tretë rresht mes Europës, kampionatit dhe Kupës, por ky sukses mund të sjellë edhe një trofe për ekipin zikaltër që synon kupën e 9 dhe të dytën rresht.
Në krahun tjetër, Juventusi nuk bëri asgjë dhe u tregua i pafuqishëm për të vendosur në vështirësi ekipin rival, ndërsa kjo është humbja e dytë rresht për bardhezinjtë që tashmë duhet të fokusohen te gjysmëfinalja e Europa League dhe te beteja në kampionat për një vend në zonën Champions.