Mbesat e Princeshës Diana, Amelia dhe Eliza Spencer kujtojnë momentin kur tezja e tyre “i mbrojti” nga paparacët kur ishin fëmijë.
Binjaket 28-vjeçare treguan në një intervistë për “Tatler” se nuk e dinin “sa e rëndësishme” ishte Princesha e Uellsit, para vdekjes së saj kur ishin vetëm 5 vjeçe.
“Ne gjithmonë e njihnim atë si tezen tonë. Duke u rritur në Afrikën e Jugut, me të vërtetë nuk e kisha idenë se sa domethënëse ishte ajo për botën derisa u rrita”, thotë Eliza.
Sidoqoftë ajo e mban mënd tezen se saj si shumë miqësore dhe shumë të dashur: “Ajo gjithmonë bënte përpjekje të lidhej me ne si fëmijë dhe kishte një talent për të lexuar zemrat e fëmijëve”.
Një shembull që ka mbetur në mendjen e binjakeve ishte një incident që ndodhi gjatë një udhëtimi në plazh me Princeshën Diana, kur iu afrua një fotograf.
Sipas Eliaza-s, situata mund të ishte “mjaft e tmerrshme”, por Diana arriti të shpërqendrojë binjakët, madje e ktheu situatën në një lojë.
“Padyshim që mund të ketë qenë mjaft e tmerrshme për ne, duke qenë se ishim shumë të vogla dhe nuk kuptonim se çfarë po ndodhte. Por ajo e shndërroi atë në një lojë se kush do të shkonte e para në makinë. Ishte e mahnitshme si ajo na mbrojti në një mënyrë që na bënte të ndiheshim të sigurta dhe mos të trembeshim. Nuk ia kishim idenë se çfarë po ndodhte në atë kohë”.
Kur Diana vdiq në gusht të 1997-s në moshën 36-vjeçare, Eliza tha se ajo e kuptoi rëndësinë e asaj humbjeje për babanë e saj, vëllain e Dianas-s dhe pjesën tjetër të familjes së saj, por jo se çfarë do të thoshte vdekja e Princeshës së Uellsit për pjesën tjetër të botës.