Sport Inzaghi: Për “faj” të CR7 dhe Messit, golat e mi dhe të...

Inzaghi: Për “faj” të CR7 dhe Messit, golat e mi dhe të Raul duken pak…

Ndalesa shumë e gjatë e imponuar nga koronavirusi po lihet pak nga pak pas. Futbolli po përgatitet të bëhet sërish protagonist në Itali.

Filippo Inzaghi, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, zbuloi se çfarë ndjenje po përjeton tani: “Gëzim dhe emocion i madh. Shpresojmë që topi të na sjellë qetësi. Në periudhën më të keqe, kur kishte shumë vdekje çdo ditë, askush nuk donte të luante futboll. Nevoja e vetme ishte të luteshim dhe të shpresonim. Shpresoj që kjo përvojë dramatike do të shërbejë për të na rikthyer të gjithëve me këmbë në tokë, duke minimzuar disa sjellje e figura absurde. Eshtë koha për t’i rivendosur disa rregulla, për ta bërë gjithçka më njerëzore dhe normale. Tani, megjithatë, mezi po pres të ndez TV dhe të shikoj Juventus-Milan”.

Në mesin e protagonistëve të shkëlqyeshëm të Juve-Milan do të jetë Cristiano Ronaldo. Inzaghi pati mundësinë të përballej me yllin portugez më 2007. Atëherë nuk e imagjinonte që ai të bëhej bomber i këtij niveli: “Aq i jashtëzakonshëm, mbase jo, nuk mendoja se do të bëhet si futbollist. Personalisht e marr si shembull në dhomën time të zhveshjes, sepse e di se si stërvitet ai. Në fakt, unë jam pak i zemëruar me të dhe me Messin… Falë tyre, duket se Raul dhe unë kemi shënuar pak në gola…”

Inzaghi shpjegoi se çfarë e intrigon dhe çfarë e shqetëson atë si trajner, në funksion të rifillimit të garave: “Jam kurioz për gjendjen e skuadrave. Në Bundesligë pashë që lojtarët ishin të kontraktuar në ndeshjet e para, por më pas e gjetën ritmin. Jam i shqetësuar për shëndetin e lojtarëve të mi, por shoh një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Për fat të mirë, Benevento është afër vijës së finishit, kështu që kam punuar më shumë mendërisht sesa fizikisht. Nuk e di si do të jetë tani, pas një ndërprerje të gjatë dhe pa tifozë, por të gjithë do të jemi në të njëjtën varkë dhe për këtë arsye askush nuk do të jetë në gjendje të ankohet”.