Bota Irani nis sulm me raketa kundër Izraelit. Ushtria iu kërkon qytetarëve të...

Irani nis sulm me raketa kundër Izraelit. Ushtria iu kërkon qytetarëve të hyjnë në strehime

Ushtria izraelite thotë se Irani ka nisur një sulm me raketa kundër saj.

BBC shkruan se mbi Tel Avivin janë dëgjuar sirenat e luftës, ndërsa në Jeruzalem janë dëgjuar dy shpërthime.

Ushtria izraelite ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të ndjekin me përpikmëri instruksionet.

Ata paralajmërojnë që kur qytetarët dëgjojnë sirenat duhet të hyjnë në një strehë dhe të qëndrojnë atje deri në një njoftim tjetër.

“Ju kërkohet të qëndroni në një strehë deri në një njoftim tjetër. Shpërthimet që po dëgjoni ndodhin nga interceptimet në ajër ose predhat që bien. Ushtria po vazhdon të identifikojë dhe interceptojë raketat”, deklaroi forca mbrojtëse e Izraelit.

Nisja e sulmit është konfirmuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, e cila thotë se ushtria ka nisur një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.