Zyrtarë të qeverisë iraniane thanë se Teherani nuk do t’i qëndrojë dalëngadalë angazhimeve të saj, duke hequr dorë çdo 60 ditë nga një premtim, derisa të sigurojë mbrojtje nga sanksionet e Amerikës.
Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Agjencisë Atomike iraniane tha se Irani do të rrisë pasurimin e rezervave të uraniumit me 5% nga termocentrali i Bushehr. Një muaj më parë, Teherani tha se do të katërfishojë prodhimin e uraniumit si masë proteste ndaj sanksioneve të rivendosura nga Shtetet e Bashkuara.
Uraniumi i pasuruar përdoret për të ndërtuar karburant reaktorësh, por edhe për armë bërthamorë. Marrëdhëniet e gjata të tensionuara mes Teheranit dhe Uashingtonit morën një kthesë të gabuar në maj të 2018-ës, kur presidenti amerikan Donald Trump hoqi dorë nga marrëveshja nukleare e 2015 sapo mori zyrën dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.