Irani do të shpërbëjë policinë e moralit, pas muajsh protestash që po vazhdojnë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit.
Policia e moralit e Iranit ishte krijuar enkas për të bërë të detyrueshme kodin e veshjes në vendin islamik.
Lajmin e ka bërë me dije Prokurori i Përgjithshëm, Mohammad Jafar Montazeri.
“Policia e moralit nuk kishte asnjë lidhje me drejtësinë dhe është mbyllur nga ku është ngritur”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm, Mohammad Jafar Montazeri, megjithatë deklaratat e të cilit duhet të konfirmohen edhe nga autoritetet e tjera shtetërore.
Të shtunën, Montazeri i tha gjithashtu parlamentit iranian se ligji që kërkon që gratë të mbajnë hixhabe do të shqyrtohet, raporton BBC.
Prej muajsh, Irani është përfshirë nga një ‘lumë’ protestash si pasojë e vdekjes së një vajze të re të mbajtur në kushte çnjerëzore në burgjet vendase.
Mahsa Amini u mbajt e mbyllur në burg nga Policia e Moralit, pasi kishte thyer të ashtuquajturin ‘kodi i veshjes’, përkatësisht me mbulimin e kokës.
Patrullat kundërthënëse të policisë së moralit nisën më 2006, nën udhëheqjen e presidentit të linjës së ashpër, Mahmud Ahmadinejad, me qëllim që të zbatoheshin rregullat e veshjes islame, veçanërisht të mbajtjes së hixhabit.