Irlanda është renditur në vendin e parë si destinacioni më i mirë i udhëtimit në Europë për të nëntin vit radhazi.
Sipas një raporti të siguruar nga Extra, Irlanda ka pranuar çmimin “Travel Weekly Readers” në Muzeun e Historisë Natyrore të SHBA-së, raporton SchengenVisaInfo.com.
Vende të tjera europiane si Italia, Greqia, Spanja, Franca dhe Kroacia kanë qenë gjithashtu në konkurrencë për kategorinë “Destinacioni më i mirë në Evropë”.
Pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura për të ndalur përhapjen e Coronavirus, industria e turizmit në Irlandë ndër të tjera shënoi një përmirësim të dukshëm.
Sipas shifrave të dhëna së fundmi nga Industria e Turizmit Irlandez (ITIC), Irlanda mirëpriti gjithsej 900,000 vizitorë të huaj në shtator të këtij viti, që është rreth 9 për qind më pak në krahasim me shifrat për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.