Surprizë në prag të votimit të nesërm në Irlandë, pasi e majta nacionaliste e ”Sinn Fein”, nismëtarja e ëndrrave të ribashkimit me Irlandën e Veriut, rezulton në fakt me një shumicë relative, për herë të parë në histori, përpara dy partive pro-BE, asaj të ”Fianna Fail”-it të Micheal Martin-it dhe ”Fine Gael” të kryeministrit në largim, Leo Varadkar (PPE).
Varadkar, djali i një emigranti dhe homoseksual i deklaruar, nuk heq dorë dhe kërkon besimin e votuesve për të fituar zgjedhjet, që duken edhe si një lojë shahu me Londrën.
”Është herët për vendime. Ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme është sigurisht Brexit. Pasi të kem shmangur kthimin e kufijve, dua të jem unë ai që duhet të mbrojë gjithashtu tregtinë dhe tarifat doganore”, deklaroi Varadkar.