Kryesore Ironi me ish-kryebashkiakun e Athinës? Rama: Ndonjë politikan proteston në Shqipëri e...

Ironi me ish-kryebashkiakun e Athinës? Rama: Ndonjë politikan proteston në Shqipëri e humb zgjedhjet në Greqi

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga pallati i sportit në Athinë, i cili është mbushur me më shumë se 6 mijë shqiptarë, të gjithë të veshur kuqezi, nuk kurseu ironitë, por edhe sfidat ndaj Greqisë.

Rama iu bëri thirrje bizneseve greke që të vijnë të investojnë e punojnë në Shqipëri, pasi sipas tij, do të gjejnë një regjim taksash shumë më të ulët se në Greqi.

Më tej, Rama tha se “Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi, tha ai, “i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu”, tha Rama ndoshta duke nënkuptuar ish-kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis, që erdhi në Himarë për të protestuar për Fredin Belerin, por humbi zgjedhjet në Athinë.

“Duket sikur mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur vetëm probleme, por jeta jashtë kafenesë së zhurmshme vazhdon normalisht, aktive dhe produktive. Eksportet shqiptare në Greqi janë rritur me 1,4% krahasuar me një vit më parë. Shqiptarët janë prej kohës të dashuruar me brigjet e magjisë së Greqisë, por anasjelltas gjithmonë e më shumë grekë po eksplorojnë Shqipërinë, ku ndjehen si në shtëpinë e tyre të dytë. Grekët do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri, jo vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar, hapur dyqane, e kompanie, për të përfituar nga një regjim taksash shumë më i ulët sesa ky në Greqi. Madje, Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash, përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grekë që vjen të protestojë atje dhe vjen humb zgjedhjet këtu. Bujrum”, u shpreh Rama nga Athina.