Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanellën e re të Barcelonës. Shenja e fatit, apo ironia e fatit? Duhet pyetur Gerard Pique, mbrojtësi katalanas që prej pak kohësh i ka dhënë fund lidhjes së gjatë me këngëtaren.
Fotoja e fanellës së re është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe mijëra fansa të çiftit mezi presin të shohin futbollistin e Barcelonës, tashmë i lidhur me studenten 23-vjeçare Clara Chia Marti, të veshë fanellën me emrin e Shakirës.
Gjithçka varet nga bashkëpunimi komercial që Barcelona, në kërkim të të ardhurave, ka lidhur me ‘Spotify’ gjatë ‘El Clasico’-s së fundit ndaj Ralit. Për momentin, fanella katalanase ka imazhin e një bufi për nder të reperit kanadez Drake, i cili është i pari që ka kaluar 50 miliardë riprodhime në platformën muzikale.
Dhe nuk është e thënë që më pas radhën ta ketë pikërisht Shakira, një nga yjet më popullorë të muzikës latine. Jo rastësisht ajo ka festuar në këtë platformë një miliard stream për “Hips don’t lie”.
Një ‘hakmarrje’ e bukur për kolumbianen, nëse projekti shkon kaq mirë, duke ditur momentin e vështirë që po kalon pas divorcit me mbrojtësin e Barcelonës. Publiku në fakt duket në anën e saj. “Do të dëgjoj Shakirën çdo ditë vetëm për të parë logon e saj në fanellën e Pike”, – shkruan një tifoz. Dhe si ai ka shumë.