Histori Isa Boletini, armiku i diplomatit rus

Isa Boletini, armiku i diplomatit rus

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Armiku i diplomatit

Beograd, 10 shtator.

Popullsia e Mitrovicës, sidomos ajo serbe, është shqetësuar shumë që nga ardhja e liderit shqiptar Isa Boletini, i cili, me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh, e ka vendosur veten si një gjykatës i plotfuqishëm.

Ai thirri parinë në një mbledhje dhe i bëri presion kajmekamit, i cili nuk guxon t’i rezistojë.

Propozoi që të parandalohet me çdo kusht, qoftë edhe me forcë, vendosja e konsullit rus, z. Chterbine.

Nën autoritetin e tij personal, ai arrestoi stafin e konsullatës dhe e dërgoi në Shkup.

Vetë konsulli ende nuk ka mbërritur nga Selaniku.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania