Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i LDK përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se pas analizave ka rezultuar pozitiv.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.
Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, njoftoi ai përmes një postimi në Facebook.
Përveç Mustafës, edhe disa deputetë dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie kanë rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.