Konflikti mes drejtuesve të paketës Digitalb dhe pronarit të televizionit Klan, Aleksandër Frangaj është komentuar nga ish-drejtuesja e AMA, Endira Bushati.
Si një njohëse e mirë e çështjes, Bushati sqaron se ka ardhur momenti që AMA të pranojë skandalin në dhënien e licensave kombëtare, pasi vetë Klan e ka marrë një të tillë dhe do të duhet që ta shtrinte rrjetin e tij në 80% të territorit.
Pikërisht ky rrjet që kushton 10 milionë euro duket se përbën problemin, pasi TV Klan nuk e përmbushur si kriter dhe kërkon tw mbështetet te Digitalb.
Postimi i plotë i Bushatit:
Askush nuk flet për thelbin….
Gjysma i qan hallin Sandrit, gjysma Vjollcës…..
AMA nuk vepron dot….sepse po të veprojë, duhet të pranojë SKANDALIN se si janë dhënë licencat kombëtare….
Klani ka një licencë kombëtare të vetën, rrjeti + programesh…..
Pra, sipas kushteve të licencës, duhet të shtrihet në 80% të territorit, dhe të ketë dhe kanale si KLAN Fëmijë, KLAN Rini, KLAN Shkencë etj….
Dhe…duke pasur rrjetin e vet, s’kishte pse të mbështetej në Digitalb për të shkuar tek shikuesi…
Por….rrjeti kushton rreth 10 milionë euro…pse të shpenzojmë???
Por….meqë licencat i donin që DIGITALB të vazhdonte të ekzistonte siç kishte ekzistuar në paligjshmëri për 10 vjet, atëherë çfarë s’u shpik…:
Si fillim, u emërua një ish drejtor i Digitalb në AMA…
Pastaj, Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 që lejonte familjen Frangaj e Hoxha të kishin licenca krejtësisht të vetat….
Kur, OSBE e BE dolën kundër, atëherë Sandri gjeti zgjidhjen: kapi Gjykatën Kushtetuese dhe neni 62 u shfuqizua si antikushtetues….
Pastaj, që Digitalb të vazhdonte mbretërimin, u krijua shpejt e shpejt kompania ADTN (në pronësi të Digitalb) që dhe kjo të merrte një licencë kombëtare…..
(Kanë dëgjuar teleshikuesit ndonjëherë për platformë televizive ADTN?????)
Pastaj, licencat u dhanë me 4 vota, nga 5 që kërkonte ligji…..
Çështja shkoi në gjykatë administrative dhe me vendime skandaloze u dhanë licencat….
As AMA e as Avokati i Shtetit nuk e ankimuan vendimin…..
Etj, etj, etj…..
Këto janë ÇËSHTJE TË OPOZITËS së një vendi….
Po ku ka OPOZITË ky vend….
Këtu të gjithë qajnë hallet e Sandrit dhe Vjollcës…