Aktualitet Ish-kreu i ARRSH përfundon në SPAK

Ish-kreu i ARRSH përfundon në SPAK

Dashamir Xhika, ish-drejtues i ARRSH, ishte të martën në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-zyrtari i ARRSH qëndroi për gati 40 minuta në dispozicion të hetuesve të BKH.

Pas daljes nga SPAK Xhika tha se kishte qenë në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një procedurë tenderuese gjatë kohës që ka qenë drejtues i ARRSH.

Më herët Xhika dhe dy ish-zyrtarë të rrugëve u hetuan për “korrupsion” dhe “shpërdorimit të detyrës”, vepra që dyshohet t’i kenë kryer gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, por në përfundim të gjykimit fitoi pafajësi.