Aktualitet Ish-kreu i OSHEE Adrian Çela paraqitet në SPAK

Ish-kreu i OSHEE Adrian Çela paraqitet në SPAK

Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjteje.

Motivet përse ish-drejtuesi politik i qarkut Durrës për Partinë Socialiste, ishte thirrur në SPAK nuk dihen ende.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Adrian Çela nuk ka folur për gazetarët.

Adrian Çela u emërua në krye të OSHEE në vitin 2014, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2023.