Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu për arsye shëndetësore.
Në kërkesën e dorëzuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Tushe shprehet se vuan nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth, nga mushkëria si dhe është alergjik ndaj disa ushqimeve.
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës është i gatshëm për të dhënë edhe një garanci pasurore për të mosqëndruar në qeli.
“Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme”, thuhet në kërkesën e Tushes.
Seanca e radhës ndaj Tushes pritet të zhvillohet më datë 28 korrik, ku kryesuesja Nertina Kosova do të vendosë nëse ish-kryebashkiaku do qëndrojë në qeli apo do lirohet.
Tushe u arrestua së bashku me disa nga vartësit e tij në bashki për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.
Akuza që rëndon ndaj ish-kryebashkiakut deri në ketë faze të hetimeve është ajo e shpërdorimit të detyrës.