Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në kryeqytet.
Nano ndodhet në reanimacion prej një jave. Sipas mjekëve, ish-kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është i intubuar.
Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të Nanos janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.
Mësohet Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.