Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Mustafa thotë se Rama ishte “zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”. Sakaq, Mustafa që është edhe kryetari nderi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson se “Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.
Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkroi Mustafa në rrjetet sociale.