Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka themeluar një parti të re politike të enjten, hap që tregon sfidimin e partisë në pushtet të presidentit, Rexhep Taip Erdogan.
Davutoglu ka dërguar edhe zyrtarisht aplikacionin për të formuar partinë “Partia e së Ardhmes”, ka raportuar gazeta, Cumhuriyet.
Ai pritet të bëjë publik lajmin për partinë të premten.
Kjo është një nga dy partitë që do të krijohen nga ish-aleatët e Erdoganit, në kohën e raportimeve për mospajtime brenda partisë së tij, të cilën Erdogan e drejton me një stil autoritar.
Ali Babacan, ish zëvendës-kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Ekonomisë, ka bërë të ditura planet për krijim të partisë së re.
Urgjenca e formimit të partive të reja vjen në kohën kur në Turqi janë rritur zërat për ulje ekonomike dhe shifra të larta të papunësisë.
Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit ka humbur kontrollin e qyteteve kryesore në Turqi, Stambollit dhe Ankarasë, në zgjedhjet lokale të këtij viti.