Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Mësohet se Ruli është paraqitur në SPAK për çështjen “Partizani”.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku është ndërtuar një kompleks pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më herët, për këtë çështje është thirrur në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qirjazi.
Po kështu, është thirrur në SPAK ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.